e thote deputeti i vv se me 15 prill perfundon gjithcka kurti kryeminister e konjufca kryeparlamentar 67f3814d74495

E thotë deputeti i VV-së: Me 15 prill përfundon gjithçka, Kurti kryeministër e Konjufca kryeparlamentar

April 7, 2025
1 minut lexim

Nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk duket edhe aq e vështirë formimi institucioneve të reja. Madje nga kjo parti thonë se janë të sigurt se 15 prill 2025 përfundon gjithçka sa i përket formimit të institucioneve të reja.

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, shprehet i bindur se me 15 prill ditën kur do të mbahet seanca konstitutive do të bëhet edhe votimi i Qeverisë së re po edhe i kryeparlamentarit.

‘’Sigurisht që kryeministër do të jetë Kurti dhe qeverinë e krijon Kurti’’ thotë ai.

Përveç emrit të kryeministrit, deputeti i VV-së ka treguar edhe emrin e kryeparlamentarit, emër ky që u diskutua shumë ditëve të fundit në media.

Thaçi, deklaroi se kryeparlamentar do të jete serish Glauk Konjufca.

‘’Kryeparlamentar përsëri do të jetë Glauk Konjufca. Të tjerat i shohim si po rrjedhin’’ tha ai për FrontOnline.

Deputeti i VV-së, përfundoi me bindjen se 15 prill përfundon gjithçka.

‘’Sigurisht që deri me 15 gjithçka përfundon dhe Qeveria e re do të votohet me 15 prill’’ tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

nderohet me medaljen presidenciale te nderit rama ne izrael nder i jashtezakonshem shqiperia u be strehe per popullin hebre 67f377f02f911
Story i mëparshëm

Nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit/ Rama në Izrael: Nder i jashtëzakonshëm, Shqipëria u bë strehë për popullin hebre

kosova perballet sot me norvegjine ne kampionatin boteror te tenisit 67f38509b9a86
Story i radhës

Kosova përballet sot me Norvegjinë në Kampionatin Botëror të Tenisit

Të fundit nga

Kurti bën homazhe në Sllatinë të Kaçanikut

Në nderim të 6 dëshmorëve dhe 13 martirëve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule para pllakës përkujtimore në Sllatinë të Kaçanikut, në 26-vjetorin e rënies së tyre. Më
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë