Policia për TV21 ka deklaruar se personat që e kanë sulmuar Muhamed Sejdinin, kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, nuk kanë pasur maska.
Por, pas aktit, ata menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më 27.09.2024 rreth orës 18.40 M.S. (55) nga Kërçova, ka denoncuar se para objektit hotelerik në Shkup është sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët gjatë sulmit nuk kanë pasur maska në kokë, ku më pas janë larguar. Ndërmerren masat për gjetjen e sulmuesve dhe për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB për TV21.
Burimi: tv21