Ushtria ukrainase ka shpërndarë një video me dron e cila duket se tregon llogore dhe gjurmë tankesh në Pyllin e Kuq, një nga vendet më radioaktive në Tokë, në zonën e Çernobilit, raporton BBC, përcjell Bota sot.
“Prova tregon se komanda ruse urdhëroi ushtarët e saj të gërmojnë fortifikime pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit në Pyllin e Kuq radioaktiv në mars 2022,” shkroi ushtria ukrainase në Twitter.
Pylli i Kuq është vetëm 500 metra larg kompleksit bërthamor të Çernobilit. Ai u godit nga pasojat e menjëhershme nga shpërthimi i vitit 1986 dhe zjarri në reaktorin numër 4 të centralit bërthamor.
Trupat ruse pushtuan Çernobilin në fillim të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
Kompania konfirmoi gjithashtu raportet se trupat ruse kishin hapur llogore në pjesën më të kontaminuar të zonës së Çernobilit, duke marrë “doza të konsiderueshme” rrezatimi.
BBC nuk mundi të verifikonte menjëherë datën dhe origjinën e videos.
Video proof. russian command did order its soldiers to dig fortifications near the Chornobyl nuclear power plant in the radioactive Red Forest in March, 2022. Complete neglect of human life, even of one’s own subordinates, is what a killer-state looks like. pic.twitter.com/VLjNTaW3T3
— Defence of Ukraine (@DefenceU) April 6, 2022