E rrallë për Izraelin, pret Shqipërinë në stadium të tejmbushur

1 minut lexim

E rrallë për Izraelin, pret Shqipërinë në stadium të tejmbushur!

Izrael-Shqipëri do të luhet sot në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit, që ka një kapacitet prej 29.400 vendesh.

Sipas mediave izraelite, sot pritet që stadiumi të jetë i tejmbushur, pasi janë shitur të gjitha biletat.

Diçka e rrallë me përfaqësuesen izraelite e cila në vitet e fundit kishte humbur paksa besimin e tifozerisë vendase.

Ndeshja do të transmetohet në Shqipëri nga televizioni “KLAN” dhe platforma “Supersport”. Ndërkohë, në orarin e takimit temperaturat pritet të jenë ideale për një ndeshje futbolli, teksa maksimumi do të shkojnë 26-27 gradë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Semi Jaupaj publikon projektin e ri muzikor “Nah”

Story i radhës

Një fitore e lehtë e Sigal Prishtinës

Të fundit nga