E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK

November 5, 2024
1 minut lexim

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

Ndrejaj tha se janë duke e hulumtuar rastin duke u bërë analiza laboratorike që të dihet se si ndërroi jetë foshnja.

”Kjo lindje ka ardhur në jetë gjatë vikendit. Ne jemi duke e hulumtuar rastin. Janë duke u bërë analiza laboratorike, historia, marrja e deklaratave. Placenta me frytin janë dërgu në autopsi të shohim tash”, ka thënë Ndrejaj

Në lidhje me shkaqet Ndrejaj ka thënë se munden të jenë të ndryshme, por po dyshohet për infeksion meqë nëna ka pas probleme edhe gjatë shtatzënisë.

“Shkaqet janë të shumta qe mundën me ardh te vdekja, mund të jetë ndonjë shkak i infeksionit se nëna ka pas probleme edhe gjatë shtatzënisë pacientja”, ka thënë Ndrejaj.

Rasti i foshnjës që ndërroi jetë tashmë po hetohet edhe nga Prokuroria.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Astrit Hado: Rritja e pensioneve kërkon fonde, të cilat skema nuk i ka, indeksimi 4.1 % për ruajtjen e fuqisë blerëse

Story i radhës

2000 kontejnerë të mbeturinave sapo kanë mbërritur në Prishtinë

Të fundit nga

ShkoLartë