E RËNDË/ Sulmoi seksualisht dhe fizikisht nënën e tij, arrestohet personi

1 minut lexim

Një person është vënë në pranga në qytetin e Pejës, pasi ka sulmues seksualisht dhe fizikisht nënën e tij, e gjithashtu më pas ka sulmuar fizikisht edhe fqinjin e tij i cili ka ndërhyrë në rast.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova.

“Sot policia është informuar se në rrugën “Adem Mala” në Pejë ka ndodh një rast i dhunës në familje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është raportuar nga familjarët se i dyshuari, sipas mjekëve me probleme të shëndetin mendor, ka pas dhunë familjare dhe sulm seksual. Pastaj dëshmitari -familjar, ka ndërhy, por i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti lëndim i lehtë trupor”, ka thënë Rugova.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(Mos) shkollimet dhe mashtrimet

Story i radhës

“U zhvesh dhe më ndoqi jashtë nudo! Kërkonte s*ks”/ Ja si u ngacmua peruanja nga dy kushërinjtë shqiptarë!

Të fundit nga