Pesë persona janë plagosur këtë të premte në Itali, pasi janë shembur shkallët në një xhami në Vicenza.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta pasi besimtarët kishin falur Namazin e Fiter Bajramit.
Brenda ndërtesës, e cila funksionon si një xhami e vogël, ishin të pranishëm më shumë se një mijë besimtarë.
Sipas informacioneve të para, duket se shkallët e brendshme nuk kanë mundur të mbajnë peshën e njerëzve, duke u përkulur dhe më pas duke i dhënë rrugë.
Një prej besimtarëve ka mbetur i bllokuar mes llamarinave por më pas është liruar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, të cilët kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje me autoambulanca.