Këtë mëngjes në qytetin e Klosit ka ndodhur një ngjarje e rëndë.
Një burrë me iniciale M.B, 58 vjeç ka humbur jetën në kohën kur po punonte për ndërtimin e urës në hyrje të qytetit.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë orës 8:30 minuta, kur i ndjeri ishte duke montuar hekurat mbi urë.
Ai është çuar në spital më urgjencë por nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë, policia dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.