E rëndë në Vlorë, babë e bir përfundojnë të plagosur me thikë në spital, djali në gjendje kritike

Dy persona të plagosur janë paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin e Vlorës.

Mësohet se të plagosurit janë babë e bir ku ky i fundit ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Bëhet fjalë për Xhevdet Braushi 62 vjeç dhe djali Albion Braushi rreth 30 vjeç.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole.”

Dy personat e plagosur janë gjendur në trotuar nga kalimtarë të rastit dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.

Ende nuk dihet shkaku i këtyre plagosjeve ndërkohë policia po punon për zbardhjen e detajeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gëzuar, vëllezër shqiptarë, gazetari kroat ndërpret të ftuarin, sapo shënoi Shaqiri…

Story i radhës

​Blinken: SHBA po kërkon mënyra për ta shpallur Rusinë një vend sponsor të terrorizmit

Të fundit nga