Një person i moshuar ka rënë sot aksidentalisht në një kanal të hapur në një rrugë të Prizrenit.
Siç raportohet, rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”.
Raportohet se Emergjenca ka intervenuar në vendin e ngjarjes.
Akoma nuk dihet nëse i moshuari ka pësuar lëndime serioze dhe cila është gjendja e tij.