e rende e moshuara vdes ne kasolle nga i ftohti i acarte pasi oshee i ndali dritat 61f33673aeff1

E rëndë! E moshuara vdes në kasolle nga i ftohti i acartë pasi OSHEE i ndali dritat

January 28, 2022
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë këtyre ditëve me temperatura esktremisht të ulëta në fshatin Ferras në Fier. Një grua e quajtur Liljana Sema, 67 vjeç, e cila jetonte prej vitesh në kushte tejet të vështira ka ndërruar jetë nga i ftohti në kasollen e saj.

Ajo u gjet e pajetë nga vëllai Florenc Gjoleka pasi vetëm pak ditë më parë asaj i ishte prerë furnizimi me energji elektrike nga OSHEE-ja, duke e lënë pa ngrohje, raporton një qytetar për redaksinë tonë.

Mesazhi i qytetarit:

Persh Joq. Nje ngjarje rende ka ndodhur ne fshatin Ferras te komunes te Levan te Fierit ku eshte bere krim shteteror nga OSHE-ja. Nena quhet Liljana 67 vjecare e jetonte ne nje kasolle ne kushte teje te mjerushme e si pasoje nena nuk mundej dot te paguante dot faturat e energjise elektrike dhe OSHE-ja pre dritat.Nena u gjend e vdekur ne kasolle keto dite e Janarit pasi nuk mundej te ngrohej me asgje. Nena u gjet e vdekur nga vallai i saj Florenc Gjolekaj.Me dridhen duart teksa shkruaj kete mesazh sepse mund te ishte nena ime apo nena e cdo kujt.Kush mban pegjegjesi per vdekjen e nenes o Edi Rama? Kjo eshte krim shteteror dhe Rilindja hesht.Zoti e meshirofte nenen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

romeo zbulon si e shohin mami dhe babi donaldin ne bbv 61f336701ae40
Story i mëparshëm

Romeo zbulon si e shohin mami dhe babi Donaldin në “BBV”

kosova perkujton viktimat e holokaustit 61f3367705591
Story i radhës

Kosova përkujton viktimat e Holokaustit

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë