Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.
Policia bën me dije se tashmë ndaj tij rëndon akuza për dhunë në familje ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë .
Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 47-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.