Katër persona u vunë në pranga nga policia e Fierit në orët e fundit. Një prej tyre është shtetasi me inicialet V. H., 48 vjeç, banues në Berat.
Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur një 34-vjeçare, në qytetin e Fierit.
Ndërkohë efektivët e policisë Mallakastër arrestuan shtetasit G. M., 20 vjeç, F. Z., 23 vjeç dhe F. Y., 21 vjeç, të tre banues në Mallakastër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me anë të mashtrimit, një shumë parash, një shtetasi tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.