E ‘refuzoi’ Trump, eksperti zbërthen prapaskenat e ‘sëmundjes’ së Vuçiqit – ja sinjali për Kosovën!

May 4, 2025
min lexim

Së fundi, vëmendje të madhe, morën raportimet se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA për “shkaqe shëndetësore”.

Kjo gjë ngjalli reagime të shumta edhe në Kosovë, duke thënë se anulimi nuk kishte të bënte me sëmundje, por që Trump i vendosi një “bllokadë” Vuçiqit, derisa ky u pa si një sinjal pozitiv për Kosovën.

E në lidhje me këtë temë, për “Bota sot” foli eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli.

Së pari, ai tha se takimi Vuçiq-Trump, dështoi për dy arsye, ku njërën prej tyre e ndërlidhi me lidhjet e presidentit serb me Putinin.

“Paralajmërimi pompoz i Vuçiqit për takim me Presidentin amerikan Trump duket se dështoi, sipas mendimit tim për dy arsye:

1.Vizita e tij e paralajmëruar në Moskë me 9 maj si duket është e padëshiruar për administratën amerikane, e cila e konsideron Putinin si pengesë për arritjen e paqes në Ukrainë. Nuk e mendoj se “problemet shëndetësore” të Vuçiqit janë arsyeja e dështimit të takimit me Trumpin, por problem është “Klima e Gjeopolitikës Botërore”, interesat amerikane në raport me Rusinë dhe pozicionimi amerikan në jug-lindje të Evropës, e në veçanti në Ballkan.

2.Ndoshta administrata amerikane planifikon një lloj balanci në takimet dhe pritjet mes zyrtarëve nga Kosova dhe Serbia, pra takime në të ardhmen për liderët e dy shteteve”, deklaroi eksperti i gjeopolitikës.

Image

Lutfi Bilalli.

Po ashtu, Bilalli tha se është në interes të Kosovës mbështetja e Trump ndaj shtetit tonë.

“Me interes është që administrata amerikanen nën Presidentin Trump të vazhdoi në kontiunitet qasjen mbështetëse ndaj Kosovës dhe sovranitetit tonë shtetëror”.

Krahas kësaj, foli edhe për lobimet serbe në SHBA, derisa kishte një mesazh për lobin shqiptar dhe diplomacinë e Kosovës.

Në këtë pikë, ai e sheh si urgjente formimin e institucioneve qeverisëse.

“A ka dështuar lobimi i Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, mendoj që është vështirë të thuhet meqë diplomacia serbe përpos 5 agjensioneve lobuse në SHBA, adut kryesor mëton ta ketë djalin e Presidentit Trump, Junior Trumpin. Pra, e tëra kjo është një sinjal që diplomacia jonë dhe lobi shqiptar në SHBA duhet të jetë maksimalisht proaktiv në lobim, informim dhe ngritje të kontakteve për takime mes liderëve shtetëror të Kosovës dhe administratës amerikane (Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit).

Pra, Kosova në urgjencë duhet të ketë të formuara institucione stabile, të qëndrueshme dhe kredibile, aq më tepër në politikën e jashtme ekipe të afta me njohuri praktike dhe teorike”, përfundoi Lutfi Bilalli për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zjarri përfshin një pallat në Radhimë, bllokohen hyrjet dhe daljet e banorëve

Story i radhës

Pa gola në Gjilan, pa gola në Therandë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë