e quan te pabaze aktakuzen damka do te vertetohet pafajesia 67e306786ffef

E quan të pabazë aktakuzën, Damka: Do të vërtetohet pafajësia

March 25, 2025
1 minut lexim

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, e ka quajtur të pabazë aktakuzën e ngritur sot nga Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj tij dhe një personi tjetër, të afërm të tij, për sulm dhe kanosje.

Ai  ka thënë se pafajësia e tij do të vërtetohet në gjykatë.

“Aktakuza është e pabazë dhe besoj se në gjykatë do të sqarohet gjatë seancave, dhe do të vërtetohet pafajësia”, tha Damka për RTKlive.

Gjatë ditës Prokuroria në Prizren njoftoi për ngritjen e aktakuzës ndaj ministrit Damka dhe një tjetër personi me inicialet F.D i vitit të lindjes 1992, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se secili veç e veç kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”, më 9 shkurt, ditë kjo që në Kosovë mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen, të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Ata ishin arrestuar mbrëmjen e së dielës së 9 shkurtit, ndërsa më 11 shkurt ndaj Damkës dhe familjarit të tij ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, pasi Gjykata Themelore në Prizren kishte refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit për dy të pandehurit.

Damkës i ishte ndërprerë masa e arrestit shtëpiak më 7 mars.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zgjedhjet majko ne po luajme ne sulm pd nuk respektoi primaret 67e2fd155a031
Story i mëparshëm

Zgjedhjet/ Majko: Ne po luajmë në sulm, PD nuk respektoi primaret

apple po planifikon te ndertoje oret inteligjente me kamera 67e30944a568b
Story i radhës

Apple po planifikon të ndërtojë orët inteligjente me kamera

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë