e quajti varfanjak ola per gjestin me ftonte ne krevat qe ti 67e40cbc71da9

E quajti varfanjak, Ola për Gjestin: Më ftonte në krevat që t’i…

March 26, 2025
1 minut lexim

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Ola Zenelaj, ka qenë e ftuar në “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron. Ajo ka folur për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhëniet me banorët e tjerë.

Ola gjithashtu analizoi edhe disa nga situatat më të bujshme që kanë ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Shumë e komentuar ka qenë dhe një video ku Ola, e quan Gjestin ‘varfanjak’, gjatë një debati. Si është e vërteta e kësaj?

Unë e kam thënë dhe në atë moment, paçka se më është prerë. I kam thënë ‘ti je varfanjak në mendje’, sepse është e vërtetë. Ai horizontin aq e ka. Nuk mundohet të të kuptojë ty dhe situatën tënde, por mua gjatë gjithë kohës më ka prekur në moral. Sa herë kemi pasur prime dhe unë kam qenë e nominuar, ai ka qenë gjatë gjithë kohës i shtrirë në krevat, duke më thënë ‘hajde me mua në krevat që t’i shpëtosh nominimit’.

Kjo ka qenë diku tek tre herë rresht, tre prime rresht. Dhe një herë tjetër ka bërë dhe një lëvizje me pjesën e legenit. Dhe unë thjesht nuk i kam dhënë zë sepse nuk doja të isha aty për ato gjëra ofenduese.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bashkesia islame dhuron 75 mije euro per 500 jetime ne kosove 67e40b964839a
Story i mëparshëm

Bashkësia Islame dhuron 75 mijë euro për 500 jetimë në Kosovë

maqedonia e veriut filloi bisedimet vjetore dypaleshe me nato n 67e410f56b3b0
Story i radhës

Maqedonia e Veriut filloi bisedimet vjetore dypalëshe me NATO-n

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë