E quajti spiun i Sigurimit/ Robert Rakipllari fiton gjyqin me Frrok Çupin! Argumentet e Gjykatës: Gazetari nuk ka shpifur

min lexim

Një debat televiziv që përfundoi në dyert e Gjykatës mes gazetarit Robert Rakipllari dhe botuesit Frrok Çupi. Ky i fundit paditi Rakipllarin për “shpifje” pas deklaratave të tij në emisionin “Open”, pasi e quajti “Spiun i Sigurimit”. Por gjykata e ka shpallur të pafajshëm gazetarin.

Ankimi në Gjykatën e Tiranës u depozitua nga Frrok Çupi në 15 qershor 2021, i cili kërkoi ndjekjen penale dhe deklarimin fajtor të Rakipllarit, pasi ky i fundit e cilësoi në emisionin “Open” spiun të sigurimit të shtetit.

Por Rakipllari ka sjellë në gjykatë dokumente shtetërore që implikojnë Frrok Çupin, dokumente ku ndodhen emrat që u eliminuan nga gara për deputetë nga Komisioni i Verifikimit të personave. Mes tyre është edhe emri i botuesit Çupi.

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e tij për anulimin e vendimit të Komisionit të verifikimit.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se “i akuzuari Robert Rakipllari nuk ka përhapur thënie që shihen të jenë të rreme, por thënie të publikuara dhe të bazuara në dokumente shtetërore”.

Në vendim thuhet se dokumentet e paraqitura nga Rakipllari dhe të dhënat që mbanin ato ishin të sakta dhe të nxjerra nga autoritetet shtetërore.

“Në këto kushte, fakti i publikimit të këtyre të dhënave të marra nga dokumente shtetërore nuk përbën vepër penale të shpifjes e për rrjedhojë, i akuzuar duhet të deklarohet i pafajshëm”, deklaron Gjykata.

DEBATI QE I ÇOI NE GJYKATE

Të ftuar në emisionin “Open” më 11 prill 2021, gazetari Robert Rakipllari debatoi ashpër me analistin Frrok Çupi.

Rakipllari: Ke qenë spiun i sigurimit

Frrok Çupi: Ore mban përgjegjësi për këtë

Rakipllari: Po po mbaj përgjegjësi unë

Frrok Çupi: Me këtë që bërë do shkosh në gjyq

Rakipllari: Shko. Unë nuk debatoj me ty

Frrok Çupi: Vendose fjalë që nuk i thashë unë

Rakipllari: Të respektova, të dëgjova deri në fund. Je në vete?

Frrok Çupi: Je një kokërr budalla i dashur

Rakipllari: Je spiun. Ke qenë, mbaje

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Smartfoni i ri Sony regjistron video 4K 120fps nga 3 kamera

Story i radhës

Çeku takohet me Nurën, flasin për projekte të shumta në Skenderaj

Të fundit nga