E quajti “prostitutë mediatike”, Erjona Rusi i përgjigjet Kostana Moravës

September 18, 2024
min lexim

Moderatorja Erjona Rusi i është përgjigjur akuzave të moderatores Kostana Morava, pasi kjo e fundit pretendon se intervista e saj e dhënë për emisionin ‘S’e Luan Topi’, është abuzuar titulli dhe është tjetërsuar.

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm, Erjona Rusi tha se në asnjë moment intervista nuk është tjetërsuar dhe nuk është abuzuar. Ajo tha se intervista e Kostanës është ndarë në disa pjesë dhe njëra prej tyre është titulluar për ngacmimin seksual, gjë të cilën vetë moderatorja e rrëfeu në intervistë.

Erjona pretendon po ashtu se në asnjë moment nuk është telefonuar nga Kostana, që të shprehte pakënaqësinë e saj para se të degradonte në sulme deri te epiteti ‘prostitutë mediatike’.

“Kostana pretendon se i kemi tjetërsuar intervistën. Gabime kam bërë sa të duash, por jo abuzime. Tjetërsim interviste është ndryshe. Titulli që është vendosur intervistës së saj, njëra prej tyre ishte me ngacmimin seksual, që i rrëfeu në studio. I vetmi gabim i bërë nga gazetarët është se ishte ish drejtues. Unë e vlerësova, thashë bravo për kurajon. Ajo e kishte prekur tre vite më parë dhe unë nuk mund të lija pa e pyetur.

Te kurthi i titujve biem të gjithë, unë i mbaj mend të gjitha detajet që ka folur ne intervistë. Nuk janë hequr 20 minuta nga intervista, por disa minuta. Çdo intervistë përpunohet sepse ka një kohë televizive. Përtej profesionalizmit dhe akuzave të saj, kur mbaroi intervista pse s’më tha, ‘a mund ta heqim këtë se u bëra pishman’. Kostana kishte disa alternative para se të kalonte te sulmet. Pse s’me telefonoi mua apo gazetaren dhe të thoshte hiqe.

Unë e kuptoj deri në një fare pike, njerëzit bëjnë komente ofenduese dhe denigruese dhe duke u përballur me këtë ka thënë ma bëri Erjona. Unë jam prostitute mediatike sipas saj, por jam me të. Me çdo vajzë që ka guximin të thojë, “po më ka ngacmuar”. Dhe mua më ka ndodhur, ai legeni që ka ngacmuar Kostanën apo mua, po fërkojnë barkun. I kam shkruar vetëm një mesazh që reagimi ishte i turpshëm. Nëse u ndje në vështirësi, mundet të bënte kërkesën. Unë do vazhdoj punën me shumë dashuri. Nuk e ke luftën kundër meje, as unë me ty, kurrë!”-u shpreh ndër të tjera moderatorja Erjona Rusi.

Një ndër reagimet e moderatores Kostana Morava:

Top Channel dhe Erjona Rusi kanë gënjyer publikun dhe mua me titullin pornografik që i kanë vënë intervistës time.
Nuk kam thëne kurrë që më ka ngacmuar seksualisht një ish drejtor.

Gazetarja Erjona Rusi ka gënjyer publikisht duke vendosur një titull të pavertetë. Unë kam dhënë intervistë ku flas për jetën time nga e cila

Erjona Rusi ka prere mbi 20 min të intervistës. Më ka pyetur a ka ngacmime në tv dhe kam thënë që drejtuesit e mediave i ngacmojnë gratë.
Më ka gënjyer qe ne fillim kur me ftuan. Më kanë thënë që do flas për jetën time dhe me kanë shkurtuar mbi 20 min të intervistës.

Nuk më kanë thënë kurrë që do pyetem si në prokurori për ngacmimet seksuale në punë. Nuk më kanë vënë në dijeni për titullin abuziv dhe të genjeshtert që i kane vënë intervistës.

Abuzimi dhe turpi më i madh në këtë rast qëndron në faktin që unë i kam shkruar si Erjonës ashtu edhe gazetares së saj përpara se intervista të publikohej që të kenë kujdes me titujt, të mos abuzohet, sepse vec imazhit tim meraku im ishte tek pasojat psikologjike që do përballej djali im adolesht që tashmë u bë pjesë e ndyrësisë së këtyre më sipër.
Këtë mesazh si më poshtë ja kam nisur Erjona Rusit shumë orë përpara se intervista ime e regjistruar një ditë më parë të publikohej. Zonja nuk begenisi as ta lexojë.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pacientët në QKUK në lista pritjesh nga viti 2020

Story i radhës

300 rezervistë britanikë deri në fund të tetorit do të stërviten në Kosovë

Të fundit nga

Istogu e fitoi ndeshjen e fundit të vjeshtës

Istogu ka fituar ndaj Besës në Pejë, të premten mbrëma. Ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave përfundoi me rezultat 43:16 në
ShkoLartë