E quajti Kamberin ‘deputet të Vuçiqit’, Bytyçi ‘shpërthen’ ashpër ndaj Arifit – ka një thirrje për shqiptarët

August 17, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin e ka quajtur “deputet të Vuçiqit”.

Ndaj kësaj deklarate të Arifit ka reaguar ashpër profesori Enver Bytyçi.

Ai në një postim në Facebook tha se shqiptarët e Luginës nëse duan një jetë të dinjitetshme, do duhej ta nxjerrnin Arifin nga ‘dritarja’.

“Nëse Shqiprim Arifi do të bënte sa një të dhjetën e Shaip Kamberit, shqiptarët do ti kishin ndryshe punët. Por fatkeqësisht, Shqiprimat janë bërë vegla serbe në duart e Vuçiçit dhe pastaj flasin për “deputetë të Vuçiçit””, shkroi ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

“Kamberi deputet i Vuçiqit! A i besojnë shqiptarët më këtij?”, ka shkruar Shiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës. Ai e ka fjalën në statusin e tij për deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi!

Shqiptarët e Luginës dhe të komunës së Preshevës, nëse vërtet duan një jetë të dinjiteshme, do të duhet që politikanë të tillë si Shqiprim Arifi ti nxjerrin nga dritarja! Shaip Kamberi është i vetmi zë kumbues dhe i pakomprementuar që mbron me stoicizëm interesat e shqiptarëve në Luginë e në gjithë Serbinë, si dhe interesat e shqiptarëve në përgjithësi, sidomos të Kosovës!

Nëse Shqiprim Arifi do të bënte sa një të dhjetën e Shaip Kamberit, shqiptarët do ti kishin ndryshe punët. Por fatkeqësisht, Shqiprimat janë bërë vegla serbe në duart e Vuçiçit dhe pastaj flasin për “deputetë të Vuçiçit”!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I nxehti ‘rekord’ pushton Poloninë, rajoni juglindor në alarm

Story i radhës

Si stresi dhe shëndeti juaj i dobët mendor po ju shkatërron jetën seksuale

Të fundit nga

ShkoLartë