E quajti “horr”, Isa Mustafa i përgjigjet Dejona Mihalit

1 minut lexim

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali në disa mesazhe me Nagip Krasniqin të publikuara nga gazeta Nacionale, e ofendonte LDK-në duke thënë se “këta janë më horra se Isa Mustafa”.

Pra, Mihali e ofendonte rëndë ish-kryetarin e LDK-së, me të cilin edhe kishin bashkëpunuar.

Mustafa ka thënë se në kohën kur ai e kishte udhëhequr qeverinë, ia kishin ndaluar Mihalit hyrjen në Kosovë.

Sipas Mustafës, këto ofendime nuk janë çështje e një individi, por një frymë që ka marrë përkrahje në Kosovë.

“Sa më kujtohet, institucionet përgjegjëse të qeverisë time ia patën ndaluar znj Mihajli qëndrimin në Kosovë. Sot nuk mund ta fajësoj zonjën në fjalë për ofendimet ndaj meje dhe LDK-së, sikurse edhe për dirigjimin e pushtetit. Këto ofendime e sjellje parashtetërore sublimojnë një frymë që është mbjellë në Kosovë, që ka marrë votë e përkrahje qytetare. Nuk e konsideroj si çështje të një individi”, tha Mustafa.

BURIMI: Bota Sot

Story i mëparshëm

Procesi Eurointegrues! Përplasje VMRO-DPMNE – LSDM

Story i radhës

Vjedh motorin, por pëson aksident/ Tentoi të largohej me shpejtësi kur u pikas nga pronari i mjetit

Të fundit nga