Për shkak të festës islame – Bajramit të Ramazanit, dita e premte, 21 prill 2023 do të jetë ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Informacionin e ka ndarë për publikun Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përcjell TV21.
Kjo është festa e vetme islame që është festë shtetërore, ndërkaq Bajrami i Kurbanit është festë fetare, gjegjësisht në këtë festë nuk punojnë vetëm besimtarët myslimanë.
Burimi: TV21