E pranon zyrtari: Rreth 500 punëtorë janë vrarë gjatë punimeve në stadiumet për Botërorin në Katar

1 minut lexim

Një zyrtar i lartë në Katar ka pohuar se rreth 500 punëtorë janë vrarë në kantieret e stadiumeve të Kupës së Botërorit në Katar.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Suprem të Kupës së Botërorit, Hassan al-Thawadi, dha deklaratën e fortë gjatë një interviste televizive.

Sakaq ai tha se numri i saktë i viktimave mbetet për tu shqyrtuar.

“Përllogaritja është rreth 400. Midis 400 dhe 500 . Nuk e kam numrin e saktë, kjo është diçka që mbetet në diskutim”, tha Thawadi në emisionin e Piers Morgan, sipas Guardian.

Në vitin 2021 The Guardian publikoi një studim, sipas të cilit mbi 6500 punëtorë emigrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka u vranë gjatë ndërtimit të stadiumeve në Katar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE zbulon skemën e mashtrimi me TVSH-në, a është e përfshirë edhe Maqedonia?

Story i radhës

Fisnik Syla thotë se s’ka mundësi ribashkimi me Fjolla Morinën

Të fundit nga