Një marinar vdiq dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi kryqëzori raketor rus Moskva, u fundos javën e kaluar, ka cituar agjencia e lajmeve RIA të ketë thënë ministria ruse e mbrojtjes.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve tha gjithashtu se 396 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Humbja e anijes kryesore të Flotës së Zezë të Rusisë – ishte një pengesë poshtëruese për Moskën.
Rusia pretendon se anija u mbyt javën e kaluar pasi një zjarr shkaktoi një shpërthim municioni.
Ukraina thotë se e goditi anijen me raketa.
Menjëherë pas ngjarjes, Rusia tha se i gjithë ekuipazhi i anijes, e cila supozohej nga media të ishte rreth 500 persona, ishte shpëtuar.
Ajo nuk ka ofruar një shpjegim për raportet e saj kontradiktore./Botasot