E pëson keq shefi i inteligjencës franceze, pushohet nga puna për mosparashikim të pushtimit rus

Drejtori i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Eric Vidaud, do të shkarkohet nga posti i tij.

Kjo si pasojë e mospërfilljes së mundësisë së pushtimit të Rusisë në Ukrainë, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.

Duke cituar një burim të brendshëm në Ministrinë e Forcave të Armatosura, media lokale l’Opinion tha se gjenerali Vidaud u shkarkua për shkak të “informacioneve të pamjaftueshme” dhe “mungesës së zotërimit të temave”.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Francës, Thierry Burkhard, pranoi në një intervistë për Le Monde se shkarkimi erdhi kur shërbimet e inteligjencës franceze – përfshirë Vidaud – kuptuan se kishin bërë një analizë të gabuar të kërcënimit rus në Ukrainë, që binte ndesh me vlerësimin e SHBA.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

23 vite nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Story i radhës

Arsyet se pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes

Të fundit nga