Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spanjë ku pasi varka me cannabis u përplas në det, të shumtë ishin ata që vrapuan për të vjedhur prej saj bimët narkotike.
Është dashur që helikopteri i policisë të ndërhynte duke zbritur shumë pranë tokës, për ti larguar “hajdutët” e drogës.
Bastisja e çuditshme u filmua nga një çati aty pranë në Sanlucar de Barrameda, provincën Cadiz, në jug të Spanjës, më 29 korrik, në mes të një peracioni droge.
Autoritetet spanjolle kishin përgjuar varkën e shpërndarësve të drogës të përplasur tanimë në det ndërsa tek po shkonin në vendin e ngjarjes, vendasit kishin mësyrë aty për të vjedhur drogën.
Videoja tregon një helikopter doganor që fluturon pothuajse në nivelin e tokës për të ndaluar hajdutët të largohen me drogën.
Edhe atëherë, disa ende shfrytëzuan një shans dhe vrapuan nën helikopter për të mbushur çantat me “plaçkën”.
Sipas raportimeve, zyra doganore spanjolle kërkoi ndihmën e Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare kur oficerët e saj u pushtuan nga grabitësit.