e pazakonte bregdeti ne shengjin mbulohet nga pluhuri i verdhe 628a3804ea601

E pazakontë: Bregdeti në Shëngjin mbulohet nga pluhuri i verdhë

May 22, 2022
1 minut lexim

Pas pulave të ngodhura, sot bregu i plazhit të Kunës në Shëngjin u mbulua nga një pluhur i verdhë. Kjo situatë vijon prej dy ditësh dhe nuk dihet çfarë mund të ketë shkaktuar këtë ndotje, fiks në prag të nisjes së sezonit turistik.

Pasi kanë konstatuar lëndën e çuditshme në det, pushuesit dhe pronarët e bizneseve buzë detit kanë kërkuar ndërhyrjen e instancave përkatëse.

Ndaj menjëherë, sot janë vënë në lëvizje IMT (Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit) dhe Agjensia e Mjedisit për të verifikuar situatën në terren.

Fillimisht kanë marrë kampionet e para nga uji në plazh, për të përcaktuar shkaqet e ndotjes, por kanë shprehur edhe dyshimet e para. Përgjegjësi i IMT në Lezhë, Gjergj Elezi thotë se një lëndë e verdhë dyshohet se është hedhur nga anijet që mund të kenë shkarkuar vaj në bregdet, por ende nuk është e sigurte.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shkaterruesit e shtetit te kosoves 628a33223b6eb
Story i mëparshëm

Shkatërruesit e Shtetit të Kosovës!…

belgjika shteti i pare qe vendos karantinen 3 javore per te infektuarit nga lija e majmuneve 628a384727301
Story i radhës

Belgjika shteti i parë që vendos karantinën 3-javore për të infektuarit nga lija e majmunëve

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Isak Hoxha

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Prof. Dr. Isak Hoxha, një nga figurat e shquara të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës. Për dekada me radhë ai dha

Këto janë specifikat e modelit të ri të Iphone?

Apple është në prag të një tjetër kapitulli historik në industrinë e teknologjisë, ndërsa i afrohet 20-vjetorit të iPhone. Sipas raportimeve të fundit nga Bloomberg, kompania po punon intensivisht për një model
ShkoLartë