E pabesueshme si duket Çiro nëpër Zagreb, trajneri më i famshëm i Prishtinës! Po përballet me sëmundje

Me 9 shkurt i mbush 88 vjet Mirosllav Çiro Bllazheviq, ish trajneri i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina.

Trajneri i trajnerëve në Kroaci, Bllazheviç, po vuan nga sëmundja e kancerit.

Ai shihet më video nëpër Zagreb duke ecur dhe duke u mbajtur në krah të djalit të tij.

Çiro, ditë me parë dha një deklaratë të dhimbshme, duke thënë se nuk e di a ka gjasa që të festojë 88 vjetorin e lindjes.

“Po luftoj, por e di që nuk kam mundësi. Nuk do ta shoh ditëlindjen time”, ka thënë Çiro.

Trajneri i famshëm me Kroacinë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, që u mbajt në Francë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Teknologjia dhe Informacioni në universitete, KLSH: Siguria mbetet e pamjaftueshme

Story i radhës

LVV në Prishtinë propozon faljen e tatimit në pronë deri në vlerë 100 euro, për vitin 2023

Të fundit nga