E operojnë në këmbën e gabuar dhe i shkatërrojnë karrierën

min lexim

Është e lehtë të flasësh për Cristiano Ronaldon, Messin, Neymar, Mbappe, De Bruyne, Lewandowski dhe Haaland tani. Jo për të gjithë prej tyre është folur në nivel kombëtar apo global kur kanë qenë 17 vjeç.

Ose më mirë: zbuluesit e talenteve i njihnin dhe ia propozuan klubeve dhe… pjesa tjetër është histori. Por ka disa të rinj, të konsideruar yje autentikë një hap larg shpërthimit, të cilët pas shkëlqimit rinor nuk ia dolën, për një arsye apo një tjetër. Jan Engels, tani 24 vjeç, e ka shkatërruar karrierën e tij… pasi ësht operuar në këmbën e gabuar.

Kur Jan Engels ishte 17 vjeç, ai luajti për Karlsruher-in, në ekipet kombëtare të të rinjve dhe ndau eksperienca me Felix Passlack dhe Ridle Baku (tani te Borussia dhe Wolfsburg).

Edhe Borussia Dortmund kishte një interes të madh për të dhe i riu po përpiqej të përmirësohej më tej për të arritur majat e futbollit për të cilat, thuhej për të, ishte vetëm çështje kohe.

Më pas fillimi i fundit: lojtari dëmtoi këmbën e djathtë duke pësuar një çarje të keqe në shiritin fijor që mban në vend tendinat e kyçit tibio-fibular.

Shumë lojtarë i janë nënshtruat të njëjtit operacion dhe janë rikthyer të luajnë në një nivel shumë të lartë pas rehabilitimit. Por ata u operuan në këmbën e duhur.

Bild i ka bërë jehonë një interviste të dhënë disa kohë më parë për Spox nga Jan Engels, i cili ka treguar për makthin e tij nga i cili, megjithatë, nuk mund të zgjohet.

“U zgjova pas operacionit dhe pata dhimbje të pabesueshme, një ndjenjë se diçka nuk shkonte. Më pas më kthyen në dhomën ku më priste nëna. Dhe një infermiere pediatrie, më tha se ishte normale të ndihesha kështu pas një operacioni.

“Pas një çerek ore i kërkova të ngrinte batanijen dhe t’i hidhte një sy këmbës së operuar. Nuk mund ta besoja atë që po shihja: ishte këmba e majtë që ishte fashuar, vida dhe pllaka ishin vendosur atje”. Te këmba e mirë.

Doktori erdhi në shtratin tim, shpërtheu në lot, në një moment i thashë: ‘ke bërë një operacion të mirë, sa keq që ishte në këmbën e gabuar’”.

Nuk dihet se si, Engels gjeti forcën për të luajtur poshtë me kirurgun, i cili më pas e operoi te të dyja këmbët për të hequr të panevojshmen dhe për të rregulluar këmbën e djathtë. Dhe tani, ndërsa miqtë e tij janë yje futbolli, ai luan në Shtetet e Bashkuara, në ekipin e Universitetit të Rio Grande.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Buduçnosti përgatitet në Serbi para se të vijë në Kosovë  

Story i radhës

Rrëfehet transgjinorja shqiptare/ Nga romanca e saj me një djalë, tek pjesëmarrja në Big Brother Vip

Të fundit nga