Policia ka arrestuar një person të dyshuar në Podujevë.
Kjo, pasi dyshohet se i njëjti ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.
Rasti ka ndodhur të hënën pasdite, ndërsa i dyshuari është intervistuar në lidhje me rastin.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Burimi: botasot.info


