Një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit. Ngjarja është shënuar në Allias, bën me dije policia.
Policia thotë se po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së rëndë.
“Më datë 22.09.2026, rreth orës 07:30, në Allias, shtetasi G. S., 36 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, njofton policia.
Burimi: botasot.info


