E moshuara rezulton e zhdukur që dje, apeli i familjes: Na ndihmoni ta gjejmë Artën

1 minut lexim

Zonja që shihni në foto është Arta Myftari, e cila prej ditës së djeshme ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Mësohet se zonja, e cila vuan nga skleroza, ka humbur kontaktet që dje në orën 15 të pasdites.

BalkanWeb mëson se e moshuara banon në një pallat përballë Presidencës në rrugën ‘Abdyl Frashëri’.

Familjarët e saj kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të gjetur të moshuarën.

Kushdo që mund të ketë informacion, është i lutur të kontaktojë në këtë numër telefoni: 0682545716.

Story i mëparshëm

Miku i Faton Hajrizit: Ai është gjallë, kam frikë se…

Story i radhës

Liqeni i Ujmanit së shpejti me parking për vizitorët

Të fundit nga