Një 16-vjeçare është dërguar në spitalin e Peshkopisë pasditen e sotme e plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë, nga informacionet paraprake, dyshohet se ajo është vetëplagosur me armë gjahur.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me plagosjen.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17.00, është dërguar për të marrë ndihmë mjëkësore në spitalin e Peshkopisë një shtetase rreth 16-vjeçe, banuese njësinë Administrative Kastriot, e cila nga deklarimet paraprake të familjarëve të saj, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.