E mitura nga Ferizaj shkon për të bashkëjetuar me një person në Prizren – prokurori e kthen tek familja

April 9, 2025
1 minut lexim

Një rast shqetësues është raportuar në Ferizaj, ku një vajzë e mitur ka udhëtuar në Prizren për të jetuar me një mashkull kosovar, i dyshuar për këtë veprim.

Sipas raportit të policisë më 08 prill 2025 është konstatuar se vajza ka shkuar me dëshirën e saj për të bashkëjetuar me të dyshuarin, i cili është një person i moshës madhore.

Pas hetimeve të para, palët janë intervistuar dhe kanë deklaruar se viktima ka marrë këtë vendim me vetëdëshirë.

Megjithatë, me vendim të prokurorit, rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt, ndërsa vajza e mitur është kthyer në familjen e saj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Të shtëna me armë zjarri në Virginia! Tre të vrarë dhe tre të plagosur, policia në kërkim të autorëve

Story i radhës

Egli Tako shihet e mërzitur dhe në lot pas spektaklit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë