Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov , përveçse një të dashure zyrtare, ka edhe një vajzë, të birësuar Polina Kovaleva.
Bukuroshja 26-vjeçare që shijon një jetë luksoze në kryeqytetin britanik. Jeton e pasur dhe jeta e saj është një festë pa fund dhe këtë e dëshmon duke postuar foto të saja në Instagram.
Zbulimi se ministri i Jashtëm rus ka një vajzë të birësuar është bërë nga Maria Pevkic, kryekërkuesja e institutit të themeluar nga lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili është burgosur nga qeveria e Vladimir Putin.
I would like you to meet Polina Kovaleva. Polina is a 26-year-old glamorous Russian girl from London🇬🇧. She lives in a huge apartment in Kensington and loves to party, her instagram feed looks like a non-stop holiday. That’s not unheard of, but there is one small detail…(THREAD) pic.twitter.com/6OsVGjPxQQ
— Maria Pevchikh (@pevchikh) March 10, 2022
Maria dha informacione të gjera për vajzën e të dashurës së Sergei Lavrov. Sipas saj, Lavrov ka një grua zyrtare dhe një “zonjë” zyrtare.
Përveç gruas së tij zyrtare, Maria Lavrova, me të cilën ka një vajzë, të gjithë në Rusi e dinë se partnerja e Lavrov është Svetlana Polyakova, me të cilën është në një lidhje prej njëzet vitesh.
Polina Kovaleva
Sipas Maria Pevkiç, Polyakova e shoqëron Lavrovin pothuajse në çdo mision diplomatik, duke udhëtuar me një aeroplan qeveritar.
Partnerja e Lavrov nuk ka status apo karrierë. Thuhet se ajo ka blerë një apartament me vlerë rreth tetë milionë dollarë në zemër të Moskës, duke ruajtur një koleksion mbresëlënës makinash të shtrenjta.
Polina Kovaleva
Sigurisht që ajo ka siguruar edhe vajzën e saj, Polina Kovaleva, 26 vjeç, vajza e zonjës së Lavrov nga martesa e saj e mëparshme, jeton në Londër, duke ruajtur një standard jetese që është krejtësisht përtej të dhënave të shumicës së bashkëmoshatarëve të saj.
Kovaleva shfaqet si pronare në rrugën shumë të shtrenjtë High Street në Kensington në qendër të Londrës, të cilën dyshohet se e bleu për 4.5 milionë paund në moshën vetëm 21-vjeçare.
Ajo është e diplomuar në Shkollën e Biznesit të Kolegjit Imperial, i specializuar në ekonomi dhe strategji biznesi.
Para fillimit të studimeve, ajo ka punuar në gjigantin rus të energjisë Gazprom.
Pas zbulimeve të Maria Pevktis, gazeta konservatore dhe pro-qeveritare “Daily Telegraph” i kërkoi qeverisë britanike vendosjen e sanksioneve ndaj vajzës së birësuar së Lavrov.
Polina Kovaleva