E mbështjellë me një batanije dhe e lënë në garazhin e pallatit, si u gjet foshnja e braktisur në Tiranë, e dëgjuan duke qarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një bebe e porsalindur është braktisur në ambientet e një garazhi të një pallati në zonën e Yzberishtit.

Ka qenë një banor i cili e ka dëgjuar foshnjën duke qarë, dhe më pas ka njoftuar policinë. Pas mbërritjes së efektivëve, është gjetur foshnja e lënë në tokë, mbështjellë me një batanije.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin e personit që e ka lënë foshnjën në këtë ambient, që e shihni edhe në pamjet e më poshtme të siguruara nga gazetari Igli Çelmeta.

Po ashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën përreth.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ata na shohin si kafshë njerëzore”, gazetari palestinez i pikëlluar për 21 anëtarët e vrarë të familjes

Story i radhës

300 punëtorë për 24 orë kërkuan dorëheqje e kryetarit të Bordit të RTK – Boletini kërkon falje për fyerjet ndaj grave

Të fundit nga