Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjyste Vulaj, feston ditëlindjen e saj të 49-të, ndërsa një urim i veçantë ka ardhur nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Brikena Selmani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brikena ka ndarë një mesazh të shkurtër, por plot vlerësim për këngëtaren, duke e quajtur atë ‘diva’.
“Urime ditëlindjen për ty, diva”, ka shkruar në fotografinë në InstaStory.

Gjyste ndërkohë e kishte mbështetur vazhdimisht ish-banoren, përmes postimeve dhe mesazheve në rrjetet sociale, duke treguar përkrahjen e saj gjatë gjithë aventurës sa ishte në Big Brother.
Ajo thuri lëvdata të mëdha për të, duke e vlerësuar për karakterin dhe qasjen në format.
Gjyste Vulaj i dedikon fjalë të bukura Brikenës: Në skenë shkëlqen si Miss, jashtë ruan traditat e familjes
Urimi i Brikenës shihet si një kthim i kësaj mbështetjeje dhe një shenjë e respektit që ato kanë për njëra-tjetrën.
Nuk dihet nëse kanë pasur rastin të takohen me njëra-tjetrën pas daljes së modeles nga Big Brother.
Burimi: botasot.info

