irani pretendon se ka goditur bazen ushtarake amerikane ne jordani 6a4fc3d086522

Irani pretendon se ka goditur bazën ushtarake amerikane në Jordani

July 9, 2026
1 minut lexim

Garda Revolucionare e Iranit ka goditur një bazë ushtarake amerikane në Jordani, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Sipas raportimit, baza e vendosur në Al-Azraq, si dhe një qendër komanduese dhe kontrolli në rajonin e “Azisë Perëndimore”, u goditën me dhjetë raketa balistike, shkruan skynews.

“Nëse ushtria amerikane e përsërit agresionin e saj, bazat e tjera amerikane në rajon nuk do të jenë të sigurta nga zjarri ynë i fuqishëm”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Ndërkohë, agjencia shtetërore jordaneze e lajmeve, duke cituar një burim ushtarak, njoftoi më herët se mbrojtja ajrore e Jordanisë rrëzoi tetë raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të saj.

Ushtria amerikane ende nuk ka komentuar mbi sulmin e raportuar.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë rinisur sulmet ndaj njëra-tjetrës pas një armëpushim të arritur muajin e kaluar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plagosje ne shengjin nje person goditet me thike 6a4fc36fa2980
Lajmi i mëparshëm

Plagosje në Shëngjin, një person goditet me thikë

Lajmi i radhës

E mbështeti sa ishte në Big Brother, Brikena Selmani e uron publikisht për ditëlindje Gjyste Vulajn

Të fundit nga

Kim Kardashian mahnit nga pushimet verore

Kim Kardashian po shijon një verë të mbushur me momente familjare dhe aventura, duke ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga pushimet. Ylli televiziv publikoi disa fotografi nga pushimet e familjes,
ShkoLartë