e marta e fundit e shen ndout mijera pelegrine kalojne naten ne kishen e lacit 6488194c30fa0

E marta e fundit e Shën Ndout/ Mijëra pelegrinë kalojnë natën në Kishën e Laçit

June 13, 2023
1 minut lexim

Mijëra pelegrinë i janë drejtuar mbrëmë ku kanë kaluar natën dhe sot Kishës së Shën Ndout në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për ditë të mira për familjen dhe të ardhmen.Në mesin e besimtarëvë gjen të gjitha llojet e besimeve ndërsa të shumtë janë ata që kanë ardhur edhe nga Kosova.

Të tjerë besimtarë tregojnë për mrekullitë që kanë ndodhur.Kjo sipas tyre,është dhe ajo që mbledh kaq shumë pelegrinë në 13 të Martat e Shën Ndout.

Padër Klement Gjerkaj tregon për Vizion Plus, se njerëzit pasi kanë ardhë në këtë vend të shenjtë,i janë kthyer rrugës së Zotit,rrugë nga e cila shpesh tundohemi dhe dalim nga ajo.

Rruga nga autostrada deri te kisha mbeti një sfidë pasi nl darkë u deshen rreth dy orë për ta përshkuar për shkak të trafikut.Policia e vendosur në çdo segment vendosi bllokimin e rrugës nga qyteti deri te kisha gjatë darkës.Shërbimi ambulator i erdhi në ndihmë disa besimtarëve të cilët shfaqen probleme të vogla shëndetësore,ndërsa mesha e mesnatës shkoi e qetë dhe e paqtë.Kisha e Shën Ndout në Laç është vendi me numrin më të lartë të vizitorëve në veri.Drejtues të kishës thonë së këtë vend të shenjtë e vizitojnë rreth 1 milion besimtarë brenda një viti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

osmani do ti adresohet kete te merkure parlamentit evropian 6488176e69f0a
Story i mëparshëm

​Osmani do t’i adresohet këtë të mërkurë Parlamentit Evropian

image 7
Story i radhës

ТРЕТО КОЛО ВО „СВРТИ, ТИПУВАЈ И НАГРАДИ СОБИРАЈ“ на 2win.mk

Të fundit nga

Jeta e Arionit pas ndarjes nga Diana

Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arion Rexha po shijon jetën si beqar. Pas ndarjes nga partnerja e tij, Diana Tahiri, ai ka ndarë copëza nga jeta e

Sulm masiv me dron në Moskë

Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur në një sulm “masiv” me dron gjatë natës në Moskë dhe rajonin e kryeqytetit, thonë zyrtarët lokalë. Guvernatori rajonal Andrei Vorobyev thotë
ShkoLartë