“E Majta”: Do ta korrigjojmë dhe do ta kthejmë propozimin për referendum

1 minut lexim

“E Majta” do të korrigjojë nismën tashmë të paraqitur për referendum, por nëse edhe ai version i korrigjuar refuzohet, atëherë ka kërcënuar me bllokadë të plotë të Kuvendit.

Kryetari i partisë, Dimitar Apasiev, thotë se kthimi i iniciativës së dorëzuar është humbje kohe, sepse, siç tha ai, partia e tij sërish do të dorëzojë versionin e korrigjuar, refuzimi eventual i të cilit do të paralizojë tërë Kuvendin.

Se si do ta bëjë nuk është e qartë duke pasur parasysh faktin se në Kuvend janë vetëm dy deputetë dhe pa mbështetjen e OBRM-PDUKM-së duket e pamundur.

Nga “E Majta” shpresojnë të marrin një përkrahje të tillë nga OBRM-PDUKM dhe bëjnë të ditur se do të përdorin të gjitha mjetet për të paralizuar Kuvendin, gjë që është vërejtur dhe kritikuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian.

Story i mëparshëm

Pse kaq shumë “Mirupafshim Shqipëri”?

Story i radhës

Kartat grafike AMD Radeon RX 7000 debutojnë në Nëntor, në shitje në Dhjetor

Të fundit nga