“E kryqëzuan” për veshjen në Kuvend, Adriana Matoshi reagon ndaj kritikave

April 20, 2022
1 minut lexim

Adriana Matoshi ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit pas ndarjes me futbollistin e njohur, Keith Groeneveld. Sot, aktorja është bërë sërish kryefjalë e mediave. Kësaj here jo për lidhjen që i dha fund me futbollistin më të ri, por për veshjen që kishte zgjedhur në Kuvendin e Kosovës.

Aktorja, njëherësh deputete nga radhët e Vetëvendosjes, ra në sy pasi ishte veshur sportive duke dalë nga korniza zyrtare. Aktorja ka bërë një sqarim të gjatë, ku shprehet se askush nuk mund të vendosë për veshjen e saj, duke theksuar se është artiste dhe se shijet janë relative.

Reagimi i plotë

Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend!

Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj. etj. Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njëjtë siç askush nuk ka mundësi të vendosë si unë vishem në Kuvend. Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!

Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj rolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjo ka rëndësi! Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret. Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbështesin njëra-tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë.

Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzmim dhe të bëhen pjesë e forcimit te gruas. Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Spasovski: Nuk ka asnjë problem me Ligjin për shtetësinë

Story i radhës

“Rajoni do të merrte gaz nga TAP-i në Shqipëri”/ Berisha: Qeveria, qëndrim korruptiv me klientët

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë