E konsideruar si gruaja më e bukur në botë, modelja e njohur publikon foto pa asnjë pikë grimi: Kështu dukem në 7 të mëngjesit

Madalina Ghenea aktorja dhe modelja rumune e cilësuar nga shumë njerëz si femra më e bukur në botë, ka treguar se si duket pa grim.

Ajo ka publikuar një foto të realizuar në mëngjesin pas festivalit në Kanë, ku ka mahnitur të gjithë të pranishmit.

“Është ora 7 e mëngjesit, një natë më parë isha në mbylljen e festivalit në Kanë”, shkruan ajo sipër fotos.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti, Madalina Ghenea u shfaq në tapetin e kuq në Kanë dhe la pa frymë të gjithë të pranishmit.

Modelja hyri me sukses në ujërat e filmit me rolin e Sophia Loren në filmin House of Gucci dhe për shkak të pamjes së saj shumë e krahasojnë me aktoren e njohur. Disa besojnë se ajo është edhe më e bukur se Sophia Loren.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

500 euro gjoba për qytetarët që futen me veturë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Story i radhës

Është rrëmbyer një i burgosur nga furgoni i policisë në autostradën Shkup-Veles, një polic ka mbetur i plagosur

Të fundit nga