Agjenti i Paul Pogba ka konfirmuar mungesën e lojtarit në Katar 2022.
Raportime të ‘TF1’ bëjnë të ditur se Paul Pogba nuk do të jetë në Katar me kombëtaren e Francës.
Agjenti i lojtarit ka bërë të ditur se lëndimi i radhës që pësoi së fundmi do t’ia pamundësojë atij pjesëmarrjen në Katar.
Një gjë të tillë e raporton edhe Gianluca Di Marzio.
Franca kësisoj konfirmon mungesën e parë të madhe për kampionat.