E konfirmon Ten Hag, Antony pritet të rikthehet në formacionin titullar

October 2, 2023
1 minut lexim

Duket se Antony, sulmuesi anësor i Manchester United, do të rikthehet në fushën e lojës me ekipin e parë.

Braziliani përjetoi disa javë tepër të ngarkuara, pasi u denoncua me akuzën e dhunës fizike ndaj disa femrave të supozuara.

Çështja e tij mbetet ende e hapur dhe lojtari po bashkëpunon me policinë dhe duke qenë se Antony ka qenë i rregullt me të gjitha procedurat, Ten Hag vendosi ta rikthejë atë në stërvitje, madje konfirmoi se do ta aktivizojë në ndeshjen e radhës.

“Antony do të konsiderohet për të luajtur të nesërmen. Dje ishte hera e tij e parë pas pauzës që u rikthye në stërvitje me ne. Është një lajm shumë i mirë që ta kemi sërish pranë nesh, ai është një lojtar tepër cilësor dhe i nevojshëm për skuadrën tonë”, është shprehur Ten Hag.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Trajtimi me portokall që largon të gjitha shenjat nga fytyra

Story i radhës

Rama në Zagreb, pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri kroat Plenkoviq

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë