E konfirmon Kabineti i Konjufcës, shkarkojnë nga detyra fotografin që dyshohet se rrahu gruan e tij

December 23, 2022
1 minut lexim

Fotografi i kabinetit të Konjufcës, Gerolld Nikoliqi është shkarkuar nga detyra e tij në këtë institucion.

Këtë e ka konfirmuar, Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Kryeparlamentarit Konjufca.

“Po, dje e kemi shkarkuar nga detyra”, tha ai shkurt.

Nikoliqi është arrestuar ditën e djeshme, 22.10.202, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili njoftoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 22.12.2022 është arrestuar personi mashkull i lindur në vitin 1987 mbi dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje”, tha Elezaj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

FBI rekomandon përdorimin e bllokuesve të reklamave

Story i radhës

Pendarovski: KFOR-i ka kapacitet të përballet me situatën në veri të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë