E konfirmon edhe trajneri Baroni

January 3, 2025
1 minut lexim

Nuk ka dyshime, Lacio bën prapaktheu! Elseid Hysaj do të jetë në fundjavë në derbin e kryeqytetit ndaj Romës në kampionat. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri Baroni, i cili në konferencën për shtyp ndër të tjera u shpreh:  

“Hysaj dhe Bashiç do të jenë me patjetër në atë ndeshje.

Janë djem që luajtën në Kupën e Italisë dhe do na japin një dorë të madhe në fundjavë. Le të përfitojmë nga merkatoja për të futur në listë këta lojtarë”, shprehet Baroni. 

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë ndaj Napolit në Kupën e Italisë në fillim të dhjetorit duke luajtur 90 minuta, sfidë e cila përfundoi 3-1 në favor të lacialëve. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksidenti tragjik, VLEN: Ngushëllimet më të thella për familjet që humbën më të afërmit e tyre

Story i radhës

Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’

Të fundit nga

Zbulohen dy banorët e rinj të BBVA 4

Aktori Gert Ferra dhe sipërmarrësi Igli Veizi do të jenë dy banorët më të rinj të Big Brother VIP Albania 4. Kjo u zbulua në studion e Fan Club, ku sivjet moderohet
ShkoLartë