Fabio Cannavaro qëndron pushim prej prillit të vitit 2019, kur ndërpreu bashkëpunimin me kombëtaren e Kinës. Trajneri italian mund të kalojë në La Liga, kampionat ku e pëlqen shumë Espanyoli.
Chen Yansheng, presidenti i klubit katalanas, pjesë e të cilëve është edhe Keidi Bare, mesfushori i kombëtares shqiptare, dëshiron t’i dhurojë stolin ish-mbrojtësit të njohur, futbollisti i fundit italian që ka fituar “Topin e Artë”.
Cannavaro nuk ka punuar si trajner në futbollin europian, dhe opsioni Espanyol e tundon jo pak.
Ekipi spanjoll, që renditet në vend të 13-të në kampionatin spanjoll, drejtohet prej gushtit të vitit 2020 nga Vincente Moreno.