“E kam babin prokuror”, prokuroria reagon pas videos së vajzës që u bë virale dhe tregon si qëndron e vërteta

min lexim

Prindi i vajzës që u bë virale në videon për “babain prokuror” megjithatë nuk e ushtron funksionin e tillë.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, konfirmoi për Express se babai i vajzës me inicialet L.A nuk e ushtron detyrën e prokurorit në asnjë nga prokuroritë në nivel vendi.

“Ju njoftojmë se pas veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, është verifikuar identiti i vajzës në video, V.A, ndërsa babai i saj L.A. i cili nuk ushtron detyrën e Prokurorit të Shtetit në asnjërën Prokurori në nivel të Kosovës. Rasti do të vazhdojë të trajtohet tutje nga organet kompetente”, ka thënë Ulaj për Express.

Ndërkohë, Sinjali duke u thirru në burime ka shkruar se vajza që u prezentua si “vajza e prokurorit” është Valentina Aliu.

Sipas mediumit ajo u prezentua rrejshëm si “vajza e prokurorit”. Tutje raportohet se babai i Valentina Aliut jeton në diasporë dhe nuk ushtron detyrën e Prokurorit në Kosovë.

Ndaj saj pritet të shqiptohet gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për kundërvajtje.

Ndryshe, për këtë rast ka reaguar edhe avokati Arianit Koci, i cili përmes një postimi në Facebook, sjelljet e vajzës janë të papranueshme.

Ai ka shtuar që edhe sjellja e gruas me fëmijë, nuk ka qenë e mirë.

“Gabimi në vendkalim të këmbësorëve i kësaj vajze është i patolerueshëm. Për sjellje të mos flasim. Por, edhe zonja nuk ka vepruar mirë. Nuk bllokohet komunikacioni, sidomos nëse je me fëmijë, për me të kërku falje, një individ i paedukatë. Thjesht, e ke videon dhe rastin e raporton në polici. Policia në këto raste është shumë efikase. Jam i bindur që kjo vajza do të dënohet me gjobë të madhe”, shkruan ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OBSH-ja shpall linë e majmunëve emergjencë globale

Story i radhës

Vrasjet e stilit mafioz, katër viktima brenda një jave në Shqipëri

Të fundit nga