E jashtëzakonshme, Johannes Strolz përsërit suksesin e babait të tij të vitit 1988

Historia e Lojërave Olimpike është më e pasur edhe për një tjetër moment historik. 

Austriaku Johannes Strolz përsërit suksesin e babait të tij Hubert në Calgary të vitit 1988 dhe u bë kampion olimpik në disiplinën superkombinimit. 

Skiatori Johannes Strolz zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:31,43 minuta. 

Image

Austriaku fitoi medaljen e artë, duke shënuar sukses të madh dhe aq me tepër përsërit suksesin e babai të tij. 

Në vend të dytë është norvegjezi Aleksander Kilde, i cili mbeti për 59 qindtat pas austriakut. Kilde fiton medaljen e argjendtë.

Skiatori kanadez, James Crawford, shënon sukses të madh, renditet në pozitën e tretë me kohë më të ngadalshme për 68 qindtat se vendi i parë dhe u stolis me medalje të bronztë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Psikologjia në çift, mënyrat për një marrëdhënie të shëndetshme

Story i radhës

LSI kundër zgjatës së Vettingut/ Vasili: Drejtësi e kapur

Të fundit nga