E hëna mund të jetë dita vendimtare

min lexim

Rrugët e Interit dhe Aleksis Sançez do të ndahen, kjo duket e sigurt.

Por palët nuk kanë gjetur ende një akord për prishjen e marrëveshjes mes tyre, me kilianin që kërkon të përfitojë maksimalisht nga fakti që Interi kërkon të shpëtojë nga rroga e tij.

Zikaltrit i kanë bërë disa oferta për përqindje të rrogës së vitit të mbetur në kontratë që janë të gatshëm t’i paguajnë, por Sançez për momentin nuk është bindur të firmosë lamtumirën.

Ndaj sipas mediave kiliane, këtë të hënë është organizuar një takim mes drejtuesve të Interit dhe menaxherit të tij, Fernando Feliçeviç, në mënyrë që të gjendet gjuha e përbashkët për t’i dhënë fund kësaj telenovele.

Më pas, Sançez pritet të nisë kontaktet me klube të tjera të interesuara për të, me kampionatin francez si një destinacion shumë i mundshëm. Nga Kili raportojnë se interesimi i Olimpik Marsejës është konkret dhe pas lamtumirës nga Interi, ai mund të zbarkojë pikërisht në Ligën 1 për t’iu bashkuar kësaj skuadre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skuadrat e Bundesligës në krizë

Story i radhës

Rreth 5.15 milionë refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424