Skenderajt i largohen një lojtare papritur. Një arsye e çuditshme e largimit të brazilianes, Clarisse Peixoto.
“KV Skenderaj nuk ishte në ditën më të mirë!
Ditë më parë përforcimi i vetëm i ekipit tonë nga Brazili u largua, duke u arsyetuar me situatën në Ukraine dhe në tërësi në Europë, dhe se nuk ndihej e sigurtë në Kosovë.
Ky largim e ka dëmtuar tej mase skuadrën tonë, si nga ana professionale por edhe duke e demotivuar skuadrën dhe tani duhet më shumë kohë që të komponohemi si ekip me lojtare të reja.
Ekipi ynë gjendet në fazën e ndryshimit të gjeneratës, ku 50% të lojtareve janë nën moshën 17 – vjeçare”, thuhet në njoftim të KV Skenderajt.